Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, e cilësoi situatën aktuale në Kuvend si tragjikomike, duke theksuar se deputetët po përballen me vështirësi për të hyrë në sallë.
Ai e kritikoi përdorimin e gardhit dhe prani të forcave të sigurisë, duke thënë se kjo situatë nuk ndodh në asnjë vend evropian.
Korreshi theksoi se deputetët lejohen të marrin pjesë në seanca, por nuk kanë mundësi të votojnë apo të flasin.
“Tragjikomike, nuk ka bërë vaki ndonjëherë të jetë me gardh hekurit.
Edhe deputetët që nuk janë dënuar po hasin vështirësi.
Ne na lejohet të marrim pjesë në seanca, jo të votojmë apo marrim fjalën, por jo të mos aksesojmë. Ka bërë vaki kjo në ndonjë vend europian.
I kanë braktisur të gjitha e janë këtu. Garda, FNSH, RENEA. Këta kanë dalë jashtë orbite mor burrë. Kam hyrë në PE, as dedektorë asgjë, këtu këta të presin si kafshë, a thua se është pronë e Spiropalit.
Duhet të hiqen këto. Këta janë kapitujt e parë të hyrjes në Europë”, tha Korreshi.