Një automjet në Durrës ka përplasur dy adoleshentë të cilët drejtonin një monopatinë.
Dy adoleshentët janë plagosur dhe janë dërguar në spital, ndera drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.
“Rreth orës 20:40; në lagjen nr. 17/1, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin E. B., 19 vjeç, është përplasur me një monopatinë me të cilën lëviznin dy të mitur 16-vjeçarë. Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy të mitur, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. B, është shqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.