Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i bëri thirrje Partisë Demokratike që të lejojë deputetët e padënuar të hyjnë në sallë.
Ai theksoi se aktualisht diskutimet duhet të përqendrohen në të ardhmen e Shqipërisë dhe jo në të shkuarën.
Brace kujtoi se kur ai hyri për herë të parë në Kuvend në vitin 1997, vendi ishte në një situatë të tensionuar, duke theksuar se historia po përsëritet në një formë komike.
Ai shprehu nevojën për një bashkëpunim konstruktiv për të avancuar vendin drejt një të ardhmeje më të mirë.
Thirrje PD të lejojë deputetët e padënuar të hyjnë në sallë. Nuk e kanë me Kuvendin, kjo është historia.
Ne folëm për atë që ndodhi 2 ditë më parë, që ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë, jo të shkuarës.
Këtu ka 2 votë, një që kërkon të mbajë vendin në të shkuarën dhe një që punon për të ardhmen.
Unë kam hyrë në Kuvend i larë në gjak dhe kur kam hyrë në këtë sallë në 1997 Tirana nuk ishte më gardh hekuri për të rregulluar hyrjen e disa njërëze që duhet të hyjnë normalisht, por ishte në shtetrrethim.
Kreu i PD vinte këtu e na sulmonte ne. Historia përsëritet, por sot po përsëritet komike”, u shpreh Braçe.