Vendosni fjalën kyçe....

PD i përgjigjet policisë: Mashtrim, efektivi kishte armë


Partia Demokratike ka reaguar sërish pas njoftimit të policisë që njoftoi se efektivët e FNSH s’kanë pasur armë me vete, por spraj piper.

PD në një reagim për shtypm, thotë se policia mashtron, pasi pretendojnë se në video ka pasur armën poshtë bomobolës së gazit.

“Garda nxjerr pistoletën në drejtim të deputetëve të opozitës. Video e publikuar nga Policia mashtrim. Pamjet hedhin poshtë dizinformimin e shpërndarë në media.

Policia e Shtetit ka shpërndarë një video ku tenton të mbulojë aktin e rëndë të gardistit  i cili i drejtoi armën dy deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati. Në një video e cila i është shpërndarë medias nga vetë Policia, tregohet qartë se bombola e gazit është në pozicionin e brinjës ndërsa pistoleta poshtë saj.

Kjo hedh poshtë mashtrimin e policisë për të fshehur një tentim vrasje të deputetëve të opozitës.” – thotë PD.