Pas përplasjeve dhe tensioneve të forta që u krijuan sot gjatë seancës parlamentare por edhe në protestën përpara Bashkisë, grupi Parlamentar i PD njofton kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropalin, Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda, Drejtorin e Policisë së Tiranës Tonin Vocaj dhe disa punonjës të paidentifikuar policie.
“U futën persona ta armatosur në Kuvend, kanosën me armë deputetët”, ka pretenduar PD në kallëzim.