Vendosni fjalën kyçe....

Pse m’u desh ta dëgjoj dy herë Ditmir Bushatin


Nga Irena Beqiraj

Ndërsa po ndiqja intervistën e Ditmir Bushatit në Top Story, e pata të vështirë të përqendrohesha, edhe pse zakonisht nuk më ndodh të kem probleme me përqëndrimin.

Arsyeja nuk lidhej me qartësinë e mesazheve të Bushatit.  Ai është i qartë si kristali sa herë që flet apo shkruan qerratai.

Por, një pyetje e çuditshme më rrotullohej në mendje:

Çfarë do ndodhte nëse Adi Krasta, Blendi Fevziu , Ylli Rakipi , Luan Rama (vendosni kë emër të doni) do te visheshin me një fustanellë gjatë një interviste politike?

Elegancën, këmbënguljen, mençurinë, bukurinë, brishtësinë, sensualitetin, sportivitetin, mirëqenien, identitetin apo edhe  mungesën e tij, si burrat edhe gratë e përcjellin pa u venë re me anë të veshjes. Zgjedhja e veshjes i përshtatet kontekstit të situatatave dhe konteksti i situatave është edhe përcakuesi i parë i veshjes.

Intervistat politike kërkojnë monotoni elegante, me anë të së cilës bëhet e mundur të drejtohet vëmendja e çdo shikuesi tek dëgjimi i kujdeshëm i të ftuarit, edhe aspak tek deshifrimi i lodhshëm i pamjes që kane përpara.

Shpesh gazetaret, sidomos ato që merren me temat politike, duke u munduar të bien në sy për “stilin e tyre alternativ”, adoptojnë tendencat dinamike të veshjeve në kulturën bashkëkohore, duke komunikuar kështu sa herë dalin në publik ose një krizë të rëndë identiteti personal, ose një nevojë për të përdorur tërheqjen e vëmendjes me çdo kusht për më shumë klikime, duke e shndërruar veten të ngjajshme me lodrat që u dhurohen fëmijëve në kutitë e patatinave. Padyshim ia dalin të marrin vëmendje por “zhurmojnë” intervistën.

Ndaj edhe m’u desh ta degjoja për herë të dytë Ditmir Bushatin në emisionin e Erla Mëhillit, për të shijuar komunikimin e tij brilant!