Vendosni fjalën kyçe....

Regjistrohet në QKB kompania shtetërore e prodhimit të armëve KAYO, Ardi Veliu zgjidhet drejtor


Teksa ditë më parë ishte ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu që njoftonte ringritjen e kompanisë së prodhimit të armëve nën administrimin e shtetit, sot është njoftuar edhe regjistrimi i saj zyrtar.

E emërtuar edhe si KAYO, ajo do të ketë në krye të saj si drejtor pikërisht ish-kryepolicin Ardi Veliu, njëkohësisht ish-kreu i SHÇBA (sot AMP).

Bashkëngjitur në foto poshtë është dhe pasaporta e kompanisë me zotërim publik, për prodhimin dhe tregtimin e armëve, e regjistruar në QKB ditën e djeshme, datë 16 Tetor 2024.

Ardi Veliu në krye të kompanisë për prodhimin e armëve, kurse kapitali fillestar i saj i regjistruar është 150 mln lekë.

Ministri Vengu kishte lajmëruar rikthimin e aktivitetit të prodhimit të armëve në 3 uzinat e hershme të Gramshit, Mjekësit dhe Poliçanit.