Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria izraelite thotë se po verifikon nëse ka vrarë liderin e Hamasit


Ushtria izraelite ka deklaruar të enjten se po verifikon nëse një nga militantët e vrarë gjatë operacioneve në Gaza është Yahya Sinwar, udhëheqësi i lartë i Hamasit.

Sipas ushtrisë, gjatë këtyre operacioneve janë vrarë tre militantë, por identiteti i tyre nuk është ende konfirmuar, sipas The Guardian.

Gjithashtu, ushtria theksoi se nuk ka indikacione që pengje izraelite kanë qenë të pranishëm në ndërtesën ku ndodhën vrasjet.

Yahya Sinwar është një nga arkitektët kryesorë të sulmit të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor 2023.

Ai u zgjodh si udhëheqësi kryesor i grupit pas vrasjes së Ismael Haniyeh në korrik, në një sulm të dyshuar izraelit në Teheran, kryeqyteti i Iranit. Hamas nuk ka komentuar ende lidhur me këto zhvillime.