Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi përplaset me Koçin, socialisti: Kjo është përpjekje për luftë civile nën urdhrat e Berishës


Deputeti i PS-së Petro Koçi akuzoi PD-në se po kërkoj të nxisë luftë civile nën urdhrat e Berishës. Gjatë replikave me deputeten socialiste Albana Vokshi ai tha se demokratët po përdoren për të mbrojtur interesin e ngushtë të Berishës.

”Kjo nuk është mosbindje civile, por përpjekje për luftë civile. Kjo është një luftë për të mbrojtur 5d e Sali Berishës, për të mbrojtur korrupsionin, për të sulmuar policinë dhe SPAK-unë. Është politikë e duarve të pista.” – tha Koçi.

Më herët Vokshi u afrua në vendin ku qëndronte Koçi dpor u pengua nga punonjësit e Gardës.

Më herët kryetarja e Kuvendit Spiropali u kërkoi deputetëve demokratë që të dalin jashtë sepse po rrezikojnë kolegët.

“Kjo nuk është sjellje prej gruaje. Kjo nuk është sjellje e pranueshme prej jush dhe kolegeve të tjera!”, tha Spiropali.