Vendosni fjalën kyçe....

Arsimi dhe shëndetësia e dobët po ndikon negativisht potencialin njerëzor në Shqipëri


Kapitali njerëzor në Shqipëri po cenohet nga shërbimet e dobëta arsimore dhe shëndetësore.

Këto shërbime në vend që të përmirësohen duket se janë përkeqësuar me tej duke bërë që potencialet e njerëzve që jetojnë në Shqipëri në vend që të rriten të ulen.

Banka Botërore në raportin e fundit rajonal vuri në dukje se, se në të gjithë Ballkanin edhe në Shqipëri kanë një rritje të prevalencave të sëmundjeve që janë duke ndikuar negativisht cilësinë dhe produktivitetin e njerëzve.

“Produktiviteti relativisht më i ulët i qytetarëve në vendet e Ballkanit shpjegohet me një prevalencë e lartë e faktorëve të rrezikut për shëndetin e të rriturve, mbi mesataret e rajonit ECA dhe BE.

Incidenca mesatare e obezitetit në mesin e popullsisë së rritur në Shqipëri është 22.3%, teksa mesatarja rajonale është 23 për qind, krahasuar me 20 për qind në ECA dhe 17 për qind në BE.

Përqindja mesatare e të rriturve duhanpirës në Rajon është 35 për qind, në Shqipëri 22.9 krahasuar me 28 për qind në ECA dhe 26 për qind në BE, ndërsa prevalenca i pirjes së duhanit është 28.9% në Shqipëri, ku mesatarja në rajon është 26 për qind, krahasuar me 20 për qind në ECA dhe 21 për qind në BE.

Në të gjithë Rajonin në rajonin, prevalenca e pirjes së duhanit dhe alkoolit është dukshëm më e lartë tek meshkujt

se femrat, ndërsa prevalenca e obezitetit është pak më e lartë tek femrat.

Mirëpo mangësitë më të mëdha në potencialin njerëzor po krijohen nga cilësia e dobët e arsimit.

Testet ndërkombëtare të studentëve kanë treguar se rezultatet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ishin ndër më të ulëtat në Rajon.

Përtej rezultateve të ulëta të arsimit bazë, e njëjta performancë e dobët vërehet edhe në arsimin e lartë, ku cilësia është e ulët.

Nota mesatare e cilësisë së universitetit në vendet e WB6 është 8.7 (në një shkallë nga 0 në 100, ku 100 korrespondon me universitetin më të lartë të renditur në botë), ndërsa mesatarja për ECA është 12.5, për BE-në është 28.8 dhe lideri në botë (Singapori) ka rezultatin 50.3.

Performanca e Rajonit mbështetet vetëm nga Serbia, e cila ka një notë mesatare të cilësisë universitare prej 22.6, ndërsa vendet e mbetura të Rajonit kanë dukshëm rezultate më të ulëta.

Në Rajonin e Ballkanit Perëndimor mesatarisht, 29 për qind e të rriturve të moshës 30-34 vjeç kanë një diplomë universitare, krahasuar me 33 për qind në ECA dhe 43 për qind në BE.

Banka Botërore vë në dukje se përmirësimi i cilësisë në arsimin e lartë është thelbësore që vendet të kalojnë drejt një modeli të ri të rritjes, i cili do t’i çojë ato në arritjen e statusit me ardhurave të larta.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor