Vendosni fjalën kyçe....

Biden nderohet me çmimin më të lartë të Gjermanisë


Në një vizitë zyrtare në Berlin, presidenti amerikan, Joe Biden, është nderuar me çmimin më të lartë të Gjermanisë, Urdhrin e Meritës, raporton Anadolu.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, vlerësoi kontributin e presidentit Biden për lidhjet më të ngushta midis SHBA-së dhe Evropës, si dhe për angazhimin e tij për solidaritetin transatlantik.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Pallatin Bellevue, duke iu drejtuar presidentit gjerman, Steinmeier tha se Biden kur u zgjodh president rivendosi “shpresën e Evropës në aleancën transatlantike fjalë për fjalë brenda natës”.

“Sot, ju jeni presidenti i 46-të i SHBA-së dhe nën udhëheqjen tuaj aleanca transatlantike është më e fuqishme dhe partneriteti ynë është më i ngushtë se kurrë”, tha Steinmeier.

Presidenti gjerman theksoi se për Gjermaninë miqësia me SHBA-në ka qenë gjithmonë “ekzistencialisht e rëndësishme” si për sigurinë ashtu edhe për demokracinë e Gjermanisë.

“Z. president, në rastin historik të vizitës suaj në Gjermani, vendi im njeh përkushtimin tuaj prej dekadash ndaj aleancës transatlantike, lidershipin tuaj të jashtëzakonshëm politik në momentin më të rrezikshëm të Evropës që nga Lufta e Ftohtë dhe shembullin tuaj të qëndrueshëm moral të shërbimit, sinqeritetit dhe mirësjelljes”, tha ai.

Vizita lamtumirëse e presidentit Biden në Gjermani vjen në një kohë të shqetësimeve në rritje në Berlin për të ardhmen e lidhjeve transatlantike, pasi sondazhet e fundit të opinonit sugjerojnë se ish-presidenti Donald Trump mund të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA, që do të mbahen në muajin nëntor të këtij viti.

Trump ishte shpërfillës ndaj aleancave të SHBA-së të pasluftës, duke përfshirë NATO-n, institucionin e saj të nënshkrimit, si dhe bëri komente kritike dhe fyese për ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel.