Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet pas akuzave të PD-së se efektivi i FNSH-së kërcënoi me pistoletë deputetët demokratë Luan Baçi e Bledion Nallbati.
Në një deklaratë ditën e djeshme pas ngjarjes, policia hodhi poshtë pretendimet e demokratëve duke theksuar se efektivi i FNSH-së Altin Muço nuk kanë qenë të armatosur në çastin e përplasjes po vetëmnjë spërkatës me piper.
Ndërkohë deputeti Luan Baçi theksoi se efektivi e kishte kërcënuar pas përplasjes në oborrin e Kuvendit dukevënë dorën te arma e shërbimit.
Tensionet në oborrin e Kuvendit çuan edhe në një përplasje mes Gardës dhe FNSH-së, me Gardën që po verifikon personin që ka dhënë urdhrin për ndërhyrjen e FNSH-së duke qenë se ajo nuk kishte kërkuar ndihmë.
Jo zyrtarisht, Garda ka theksuar se kjo ishte një ndërhyrje e parregullt, pasi policia ka ndërhyrë në oborr herë të tjera kur ka pasur protesta, por kjo ka ndodhur kur godina ka qenë bosh, e jo kur aty ka pasur deputetë.