Policia e Tiranës ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës dy anëtarët e kryesisë së PD-së Adriana Kalaja e Klevis Balliu si dhe katër persona të tjerë lidhur me protestën e ditës së djeshme para bashkisë Tiranë.
Opozita proteston prej muajsh para bashkisë Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për dosjen 5D dhe atë të inceneatorëve.
Në protestën e djeshme iu vu flaka disa gomave para se protesutesit të bashkoheshin me deputetët e PD-së në oborrin e Kuvendit.
Njoftimi
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 60 vjeçe, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”;
– K. B., 22 vjeç, K. B., 35 vjeç, I. T., 49 vjeç, A. H., 45 vjeç, dhe S. N., 38 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Këta shtetas ditën e djeshme kanë djegur dy goma automjetesh dhe më pas janë bashkuar me grupin e deputetëve dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë.”