GJKKO ka caktuar datën e seancës paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie lidhur me aferën e dosjes “Partizani”.
Burime bëjnë me dije se seanca paraprake për Berishën pritet të zhvillohet më datë 24 tetor, ora 12:00.
Mësohet se Flojera Davidhi do të jetë gjyqtare në seancën paraprake.