Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO shpall vendimet për pesë të pandehurit e atentatit ndaj ish-prokurorit Ndoja


Gjykata e Posaçme ka dënuar anëtarët e një grupi kriminal të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, të njohur si “Rrumi i Shijakut,” në të cilin mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, u dënua me 6 vite burg. Të tjerët, Genti Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Endrit Sinani dhe Julian Pjetri, u dënuan me dënime nga 4.4 deri në 5.4 vite burg, raporton BW.

SPAK kishte kërkuar dënime më të ashpra, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimet u reduktuan. Grupi kriminal ishte akuzuar për ndjekjen dhe sigurimin e armëve për atentatin e 1 nëntorit 2019, si dhe për përgatitjen e atentateve të mëtejshme. Redjan Rraja u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Ariol Halili me 35 vite burg për përfshirjen e tyre në ngjarje.