Policia e Fierit ka arrestuar dy të rinj, një 21-vjeçar dhe një 18-vjeçar, pas një incidenti të dhunshëm ku ata goditën me thikë dy të mitur. Ngjarja ndodhi për motive të dobëta, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht konfliktin.
Thika e përdorur në ngjarje është sekuestruar si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasit K. A., 21 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Divjakë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi këta 3 shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të mitur. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.