Vendosni fjalën kyçe....

Hoxha i përgjigjet PD-së: S’ka pasur asnjë tentativë për nxjerrjen e armës, policia u dhunua nga opozita


Ministri i Brendshëm Hoxha denoncoi nga Shkodra opozitën teksa tha se deputetët ushtruan dhunë ndaj efektivëve që ndodheshin aty për të kryer detyrën.

Ai shtoi se efektivët eFNSH-së nuk kanë pasur armë zjarri me vete dhe se nuk ka pasur asnjë tentativë për nxjerrjen e armës nga ndonjëri prej tyre.

“Keqardhje për opozitën, që ushtroi dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe gardës, që ishin atje për të kryer detyrën. E drejta e tubimit garantohet nga ana e punonjësve të policisë, ndërsa e drejta e dhunës, goditjes, shkatërrimit, goditjes së policisë, nuk tolerohet. Policia është shprehur qartë se nuk ka pasur asnjë tentativë të nxjerrjes së armës nga efektivi, në ligjin për tubimet është e përcaktuar nga rastet kur përdoren armët e zjarrit, nuk kanë pasur dhe s’kanë qenë të pajisur me armë zjarri. Sulmi i deputetëve ndaj policisë dhe gardës, në prag të marrjes së ditës së negociatave dhe anëtarësimit së Shqipërisë në BE, nuk është i pranueshëm sepse forcat e policisë dhe Garda është për të mbrojtur institucionet kushtetuese.” – tha Hoxha.

Ditën e djeshme, deputeti i PD-së Luan Baçi denoncoi një efektiv të FNSH-së se e kishte kërcënuar me armë gjatë përplasjeve në oborrin e Kuvendit.