Vendosni fjalën kyçe....

Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen, Erjon Meka zyrtarisht deputet i PS-së


Erjon Mekaj është shpallur zyrtarisht deputet i Partisë Socialiste, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i dha mandatin pas dorëheqjes së Jurgis Çyrbja.

Vendimi i KQZ-së erdhi një ditë pas shpalljes së vakancës në Kuvend nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Mekaj ishte pjesë e listave të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2021.

Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen pak ditë pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme, duke deklaruar se dorëheqja e tij nuk kishte lidhje me çështjen ligjore, por me nevojën për të kujdesur për shëndetin e tij.

Pas dorëheqjes, ai u mor i pandehur për “shpërdorim detyre” në SPAK.