Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë një vizite në Bejrut, Liban, komentoi vendimin e Gjykatës së Romës, e cila hodhi poshtë marrëveshjen e saj me kryeministrin shqiptar Edi Rama në lidhje me çështjen e migrantëve. Meloni e cilësoi vendimin si paragjykues dhe theksoi se nuk është në kompetencën e gjyqtarëve të vendosin se cilat vende janë të sigurta apo jo.
Ajo sugjeroi se çështje të tilla duhet të mbeten në sferën e autoriteteve politike dhe ekzekutive, duke nënkuptuar se vendimet gjyqësore nuk duhet të ndërhyjnë në marrëveshjet ndërkombëtare për menaxhimin e migrantëve.
“Është shumë e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t’i japësh përgjigje këtij kombi kur ke edhe kundërshtime nga disa prej institucioneve, që duhet të ndihmojnë në dhënien e përgjigjeve“, tha kryeministrja Giorgia Meloni nga Bejruti.
Kam thirrur këshillin e ministrave për të hënën e ardhshme për të zgjidhur këtë problem, për të miratuar rregullat për të kapërcyer këtë pengesë, sepse mendoj se nuk i takon gjyqësorit të thotë se cilat vende janë të sigurta, por qeverive”, kështu që “qeveria do duhet ta sqarojë më mirë”, u shpreh kryeministrja Meloni.