Vendosni fjalën kyçe....

O na lejoni armë bërthamore, o na pranoni në NATO – Zelensky


Ukraina mund të mbrohet ose duke u bërë një shtet bërthamor ose një anëtar i NATO-s, tha të enjten Vladimir Zelensky, duke pretenduar se ai i kishte ofruar të njëjtën linjë arsyetimi edhe ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Duke folur në një konferencë për shtyp pasi promovoi “planin e tij të fitores” për luftën me Rusinë tek zyrtarët evropianë, Zelensky sugjeroi se Ukraina do kishte nevojë për armë bërthamore, nëse nuk i jepet anëtarësimi në NATO.

“Cili nga kombet e mëdha, kombet bërthamore, vuajti? Të gjithë? Jo, vetëm Ukraina”, tha ai, duke iu referuar nënshkruesve të Memorandumit të Budapestit të vitit 1994. Dokumenti përfshinte SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Rusinë që jepnin garanci sigurie për Kievin në këmbim të heqjes së armëve bërthamore sovjetike nga Ukraina.

“Duke folur me Donald Trump, i thashë: “Cila është rruga për ne?’ Ose Ukraina do ketë armë bërthamore dhe ato do shërbejnë si mbrojtje, ose ne duhet të jemi në një lloj aleance. Ne nuk njohim asnjë aleancë efektive përveç NATO-s”, shtoi Zelensky.

Zgjedhja e Ukrainës është të bëhet anëtare e NATO-s, tha Zelensky, duke pretenduar se Trump e kishte gjetur të justifikuar arsyetimin e tij.

Zelensky u takua për herë të fundit me Trump gjatë vizitës së tij në SHBA në fund të shtatorit. Udhëheqësi ukrainas po udhëtonte në vend për t’i paraqitur “planin e tij të fitores” presidentit Joe Biden dhe dy kandidatëve presidencialë nga partitë kryesore, zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe Trump.

Ai gjithashtu u përfshi në polemika për një vizitë në një fabrikë municionesh në Pensilvani, për të cilën mbështetësit e Trump pretenduan se ishte provë se Zelensky po bënte fushatë për kandidaten demokrate Harris.