Vendosni fjalën kyçe....

PD kërkesë Kuvendit të përjashtojë tre deputetë, Vokshi: PS-ja ka uzurpuar komisionin hetimor të Sterilizimit


Kryetarja e Komisionit Hetimor në Shëndetësi Albana Vokshi tha sot se komisioni hetimor për Sterilizimin është marrë peng nga mazhoranca që kërkon me çdo kusht ta çojë drejt dështimit.

Deputetja e PD-së ka bërë publike dhe shkresat që i ka dërguar drejtueses së parlamentin në lidhje me shkeljet që janë bërë nga anëtarët e mazhorancës dhe kompetencat që ata marrin në kundërshtim me ligjet e vendit.

Vokshi tha gjithashtu se mbledhjet e drejtuara nga nënkruyetari, deputeti socialist Plarent Ndreca janë nul.

“Në datën 11 tetor i kemi dërguar Spiropalit një shkresë ku e kemi informuar me problematikat që ka hasur Komisioni Hetimor dhe me uzurpimin e drejtimit nga ana e mazhorancës. I kemi kërkuar drejtueses së Parlamenti që të zëvendësojë anëtarët e komisionit hetimor që janë përfaqësues të mazhorancës. Komisioni Hetimor nuk preket nga përjashtimet që janë marrë në seancën parlamentare, pasi është ngritur për një qëllim të caktuar dhe janë shkelur afatet dhe pas pak ditësh të përfundojë pa 75 % të pranisë së deputetëve të opozitës. Ky komision nuk e kryen detyrën s’duhet dhe mbledhjet janë nul. I kemi kërkuar që të marrë masa disiplinore ndaj sekretarit të përgjithshëm për shkeljet që janë bërë. Kryetarja e kuvendit nuk ka marrë asnjë masë dhe prej një jave nuk ka përgjigje. Ata po thërrasin mbledhjet kur në fakt është kryetari që thërret dhe drejton mbledhjen por ata janë të vendosur që të mohojnë ekzistencën e opozitës.” – tha Vokshi.