Të përndjekurit politikë që nisën një grevë urie tetë ditë më parë e kanë ndërprerë atë sot.
Në një deklaratë për mediat, ata thanë se qeveria nuk është interesuar për kërkesat e tyre dhe se opozita është treguar gjithashtu mospërfillëse.
Njëri prej tyre tha se nuk mund të rezistonin më dhe se nuk kishin asnjë mbështetje.
“Nuk mund të rezistojmë dot. E nisëm shtatë vetë. Dy shkuan në spital. Mbështetje nuk kemi. Qeveria nuk na mbështet. Edhe opozita dje nuk kaloi këtej, u treguan indiferentë. Ndjehem keq kur nuk kemi vëmendje, nuk reagon kush për disa njerëz që janë në grevë për një të drejtë legjitime, më vjen shumë keq.” – tha njëri prej tyre për News24.