Vendosni fjalën kyçe....

Seanca paraprake për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro shtyhet me dy javë 


Seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, është shtyrë në datën 1 nëntor. Trupa gjykuese vendosi të shtyjë seancën me dy javë, ndërsa Goro ishte i pranishëm në seancën e kësaj të premte.

SPAK përfundoi hetimet për Goron më 22 shtator dhe kërkoi kalimin e dosjes për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste dhe për refuzim të deklarimit dhe mosdeklarim të pasurisë.

Ai, së bashku me ish-zyrtarë të bashkisë Himarë, është i lidhur me tjetërsimin e pronave në favor të Artan Gaçit, bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka.