Vendosni fjalën kyçe....

U dhunua pesë ditë më parë në dyqanin e tij, ndërron jetë në spital i moshuari


Ka ndërruar jetë në spital 80-vjeçari Namik Rustemi i cili u dhunua fizikisht pak ditë më parë ngaIlir Nukaj.

Ngjarja ndodhi në dyqanin e viktimës në fshatin Povelçë ku i moshuari dhe bashkëshortja e tij u goditën nga 47-vjeçari, tashmë i arrestuar.

Rustemi u shtrua në reanimacionin e spitalit të Fierit për shkak të dëmtimeve të marra po nuk ka mundur  të mbijetojë.

Sipas familjarëve të 80-vjeçarit, autori është paraqitur në dyqanin e të moshuarve për të blerë alkool, ndërsa 80-vjeçari nuk ka pranuar t’ia shesë, pasi njihej si person problematik.