Grupi prej 12 emigrantësh është transportuar nga kampi i Gjadrit në Portin e Shëngjinit, atje ku ndodhet një anije e rojës bregdetare italiane, që do i transportojë ata drejt Italisë.
Me masa të larta sigurie, 12 emigrantët e mbetur në kampin e Gjadrit, që i përkasin grupit të parë të atyre që u sollën nga autoritetet italiane në Shqipëri, bazuar në marrëveshjen mes Qeverive të dy vendeve, janë transportuar me një autobus drejt portit të Shëngjinit.