Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari beson se shumica e përfaqësuesve të SPAK janë të ndershëm, por ka edhe nga ata që sipas tij e cenojnë punën e Prokurorisë së Posaçme.
I ftuar në “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Hajdari paralajmëroi se nuk do të jetë e largët dita kur prokurorët që nxjerrin sekretet hetimore të vihen nën akuzë nga vetë kolegët e tyre të SPAK.
Pyetje: A ka ‘drurë të shtrembër’ brenda SPAK?
Shkëlqim Hajdari: E kam thënë koha që do vijë koha që prokurorët e SPAK do godasin penalisht edhe kolegë të tyre. Ka zhurmë që minimumi ka persona që nxjerrin sekretët e tyre. Kjo histori ka ndodhur edhe në vende të tjera kur hetohen zyrtarë të lartë, edhe në vende shumë të konsoliduara si Italia apo Britania, do të dalin McGonigala. E rëndësishmja është që shumica të jenë të ndeshëm, dhe unë këtë e kam bindjen që janë.
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha se SPAK ka të nevojshëm bashkëpunimin e institucioneve të tjera të drejtësisë por edhe garanci që duhet të vijnë nga partnerët ndërkombëtarë.
“Duan fonde bashkëpunim ndërkombëtar, bashkëpunim me BKH, garanci në punën e tyre. Kanë bërë thirrje disa herë që të ketë bashkëpunim. Është institucion që pa mbështetjen e institucioneve të tjera e ka të vështirë. Kjo mbështetje shpesh ka ardhur me pikatore, sipas SPAK-ut“, tha ai.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Ballkanweb