Vendosni fjalën kyçe....

Oksigjeni mjekësor, PD i drejtohet SPAK-ut: Hetoni monopolin, vetëm 2 kompani furnizojnë spitalet


Partia Demokratike i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të hetuar atë që e cilëson si një “monopol” në furnizimin e oksigjenit mjekësor, që prokurohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe nga drejtoritë e spitaleve rajonale. Sipas PD-së, ky furnizim është në duar të vetëm dy kompanive.

Genta Vangjeli, zëdhënëse e Antikorrupsionit në PD, paraqiti dokumente që tregojnë se në prokurimet përkatëse, organizuar nga Autoriteti i Konkurrencës, përfshihen gjithmonë vetëm njëra nga këto kompani ose të dyja në formën e bashkëpunimit (Joint Venture), duke u shpallur më pas fituese. Ajo theksoi se kjo situatë tregon se konkurrenca në treg është kufizuar maksimalisht, në kundërshtim me parimet e legjislacionit për prokurimin publik.

Sipas Vangjelit bëhet fjalë për GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. dhe Messer Albagaz shpk.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Oksigjeni mjekësor i cili prokurohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo Drejtoritë e spitalet rajonale shkon në duart e vetëm dy furnitorëve duke u kthyer në monopol.

Nëse shohim pjesëmarrjen e ofertave në prokurimet respektive zhvilluar nga Autoriteti i Konkurrencës vërehet se në procedura marrin pjesë gjithnjë vetëm njëra prej këtyre kompanive ose të dyja bashkë në formën e JV duke u shpallur më pas fituese, pra konurrenca e tregut është kufizuar maksimalisht në kundërshtim me parimet e legjislacionit për prokurimin publik.

Bëhet fjalë për GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. dhe Messer Albagaz shpk.

Sipas Open Corporates Albania, GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ka fituar Total 106 procedura për blerje oksigjeni me VLERE 4,847,040,382 lek ose 48.4 mil EURO dhe,

Messer Albagaz shpk ka fituar Total 149 procedura për blerje oksigjeni me vlerë 2,632,903,871 lek ose 26.3 milionë euro.

Mediat kanë identifikuar se në Shqipëri oksigjeni blihet me vlerë 3-4 herë më të lartë se rajoni. Për shembull, në Kosovë, çmimi për litër oksigjen mjekësor është 0.43 euro, në Maqedoni 0.45 euro, ndërsa në Shqipëri është 1.5 euro.

Ndërkaq sipas të dhënave të publikuara në raportin e Transparency International për Kosovën mbështetur në të dhënat e marra nga faqja elektronike e prokurimit të hapur në Kosovë identifikohen ofertat e paraqitura për blerje oksigjeni, kështu psh:

Sa më lart tregues i qartë për diferencën në çmimin për njësi të blerjes së oksigjenit.

Spak të hetojë.