Një 29-vjeçar, ka rënë në prangat e policisë në Vlorë, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.
Gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Parts 35”, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, bazuar në informacione nga inteligjenca policore, kanë kryer kontroll në banesën e të riut në Fushë Dukat.
Gjatë kontrollit, ata gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të saj, gati për shitje.
Materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi Policisë
Vlorë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Parts 35”.
Arrestohet një 29-vjeçar që shpërndante doza kokaine, në qytetin e Vlorës. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde.
Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kanë finalizuar operacionin e koduar “Parts 35”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi V. F., 29 vjeç, banues në Fushë Dukat.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.