Vendosni fjalën kyçe....

Video – Përfshirja e diasporës në zgjedhjet e 2025-ës, ministri Taulant Balla flet për rëndësinë e saj


Në një intervistë ekskluzive për gazetën TemA, Taulant Balla, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtuesi politik i PS-së për diasporën, diskuton rëndësinë e përfshirjes së shqiptarëve jashtë vendit në procesin zgjedhor të vitit të ardhshëm.

Ai shprehet se ky ndryshim synon të garantojë që të gjithë shqiptarët të kenë mundësinë të votojnë lirisht, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Balla thekson se procesi i regjistrimit sipas procedurave të caktuara është kyç dhe kërkon një angazhim të vëmendshëm, pasi afati për regjistrim është i kufizuar.

Gjatë intervistës, ai njoftongjithashtu  se Kryeministri Edi Rama do të rinisë takimet me shqiptarët e diasporës, duke filluar me një aktivitet madhor më 26 nëntor në New York, i cili pritet të mbledhë një numër të madh pjesëmarrësish.

Këto takime do të pasohen nga aktivitete të tjera të rëndësishme në qendrat ku jetojnë shqiptarë.

Balla flet edhe për axhendën e tij të ngjeshur të takimeve në vende të ndryshme, për të forcuar lidhjet me diasporën dhe për nismat e qeverisë që synojnë përmirësimin e kushteve për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve.

Po ashtu, ai vlerëson angazhimin e madh të shqiptarëve të diasporës në garën për t’u përzgjedhur si kandidatë për deputetë në listat e Partisë Socialiste, duke e cilësuar këtë pjesëmarrje si një dëshmi të interesit dhe dëshirës për të kontribuar në jetën politike të vendit.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e TEMA