Vendosni fjalën kyçe....

87 viktima nga sulmet izraelite në Gaza


Të paktën 87 persona u vranë dhe më shumë se 40 u plagosën në një sulm izraelit në Beit Lahia, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, me pamjet grafike që tregojnë fëmijë mes të vdekurve.

OKB-ja paralajmëron se “makthi në Gaza po intensifikohet” gjatë ofensivës së ripërtërirë të Izraelit në veri, që pretendonse po godet miltantët e Hamasit që po rigrupohen.

Duke u përballur me presionin për të arritur një marrëveshje pas vrasjes së kreut të Hamasit, Yahya Sinwar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se forcat e tij do “vijojnë përpara deri në fund’ në Gaza.

Izraeli po e shtyn gjithashtu luftën kundër Hezbollahut në Liban.

SHBA-ja po heton një rrjedhje të inteligjencës shumë të klasifikuar në lidhje me reagimin e planifikuar të Izraelit ndaj sulmit të madh raketor të Iranit në fillim të këtij muaji, thonë burimet për CNN.

Irani, ndërkohë, ka mohuar përfshirjen në lëshimin e një droni drejt shtëpisë së Netanyahut në Izraelin qendror të shtunën.