Vendosni fjalën kyçe....

Çyrbjes i kontrollohet banesa, i sekuestrohet edhe telefoni


Policia ka ushtruar kontroll në banesën e ish-deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK-ut.

Po kështu atij i është sekuestruar edhe telefoni, ndërsa ndodhet në paraburgimin e Durrësit në pritje të transferimit drejt Tiranës.

Ndaj Çyrbjas janë ngritur tre akuza nga SPAK, ndërsa ai po hetohet veçmas edhepër një denoncim të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka në vitin 2021, kur drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Pak ditë pasi u thirr nga SPAK, Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit.