Nga Ylli Manjani
Acarimi i politikës në Parlament sfumoi disa gjetje të rënda dhe shumë të rënda të komisioneve hetimore parlamentare.
Kështu u harruan:
- Skandalet me pasoja të rrezikshme për sigurinë të gjetura tek sistemi TIMS.
- Skandali i riciklimit të barnave të skaduara në magazinën e QSUT, me pasojë kriminale për jetën e fëmijëve të sëmurë.
- U la pa hetuar sjellja spitalore përgjatë trajtimit në kohën e COVID.
- Djegia e gjithë aparaturave të diagnostifikimit në QSUT.
- Firmosja e shtesave të kontratës së sterilizimit, që po i faturohet padrejtësisht Beqes…
Ndërsa me arrestimet antibotox, po sfumohet situata kriminale (jo thjesht e mjekëve) te Onkologjiku, ku nuk ka barna për të gjithë. Një flakon ndahej në 4 pacientë, gjithnjë nëse këto të fundit kishin fat të pranoheshin në trajtim!!!
Di gjë njeri, pas atij skandali a u siguruan barnat?!
Pa lënë jashtë vemendjes edhe lajmin periodik se po “kapen barna kondrabanë” për sfumuar cilësinë skandaloze e barnave që qarkullojnë nëpër farmaci. Barnat fallco konkurojnë me pahir barnat perëndimore. Këto të fundit quhen “kondrabandë”!!!
Nuk e di, po kudo në normalitet secila prej këtyre çështjeve do kishte rrëzuar qeverinë, më e pakta.