Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet si autor vjedhjes së katër automjeteve, arrestohet 42-vjeçari


Një 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet si autor i katër vjedhjeve.

Shtetasi Elton Tafa, 42 vjeç, banues në Kashar, Tiranë.

Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara gjatë hetimeve dyshohet se ky shtetas  është autor i katër vjedhjeve , konkretisht:

Ditën e djeshme ka vjedhur  automjetin tip “Peugeot” të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës, pasi u diktua nga shërbimet e Policisë dhe pas disa orësh u kap dhe u vu në pranga.

Po nga hetimet e kryera  dyshohet se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të automjeteve  të ndodhura më parë, konkretisht;

Më datë 25.02.2024, ka vjedhur automjetin  tip “Ford”, në Rrogozhinë.

Më datë 20.08.2024, ka vjedhur automjetin tip “Chevrolet Matiz”, në Luz të Madh, Rrogozhinë.

Më datë 18.10.2024, ka vjedhur një automjet tip “Renault Twingo, në lagjen nr. 2 Kavajë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “FOUR”.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari, i dyshuar si autor i katër vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “FOUR”.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i katër vjedhjeve, konkretisht shtetasi: 

Elton Tafa, 42 vjeç, banues në Kashar, Tiranë.

Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara gjatë hetimeve dyshohet se ky shtetas  është autor i katër vjedhjeve , konkretisht:

Ditën e djeshme ka vjedhur  automjetin tip “Peugeot” të cilin e braktisi në plazhin e Vilë Bashtovës, pasi u diktua nga shërbimet e Policisë dhe pas disa orësh u kap dhe u vu në pranga.

Po nga hetimet e kryera  dyshohet se ky shtetas është autor edhe i tre vjedhjeve të automjeteve  të ndodhura më parë, konkretisht;

Më datë 25.02.2024, ka vjedhur automjetin  tip “Ford”, në Rrogozhinë.

Më datë 20.08.2024, ka vjedhur automjetin tip “Chevrolet Matiz”, në Luz të Madh, Rrogozhinë.

Më datë 18.10.2024, ka vjedhur një automjet tip “Renault Twingo, në lagjen nr. 2 Kavajë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.