Vendosni fjalën kyçe....

I arrestuar për kontrabandë nafte, kush është personi që u prangos mbëmjen e sotme me Jurgis Çyrbjen


Ahmet Masha është personi tjetër që është arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK, ku është prangosur edhe ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja.

Masha ka qenë arrestuar më herët edhe në dhjetor 2023 lidhur më kontrabandën e naftës në Portin e Durrësit.

Masha dhe shtatë të tjerë u arrestuan në kuadër të operacionit “Dallga” ku u sekuestruan gjithashtu 3 anije peshkimi, 11 automjete, 3 mije litra nafte dhe 110 arka me vere.

Masha ka qenë i dënuar gjithashtu në vitin 2015 për kontrabandë nafte.

Emri i Mashës del edhe në hetimin ndaj Ylli Didanit, një shqiptaro-amerikani që sipas autoriteteve amerikane merrej me kontrabandë kokaine nga Amerika e Jugut dhe pastronte të ardhurat nga veprimtaria kriminale.

Sipas DEA-s, Didani drejtoi një organizatë që merrej me “trafik të kokainës në shkallë të gjerë dhe pastrim parash”, e cila projektoi një dron amfib për trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë dhe kishte financim nga shefi i telekomunikacionit në Michigan Marty Tibbitts, derisa Tibbitts vdiq kur ai u rrëzua nga avioni i tij luftarak në Ëisconsin në vitin 2018.

Vetëm në vitet 2020-2021, autoritetet në SHBA dhe Evropë kapën gati 3.5 tonë kokainë që pretendohet se ishte trafikuar nga grupi i Didanit nga Amerika e Jugut në Bilbao në Spanjë, portin Hollandez të Roterdamit dhe Belgjikën Antëerp. Ai tani përballet me akuza për konspiracion për shpërndarjen e substancave të kontrolluara, komplot për shpërndarjen e substancave të kontrolluara në bordin e një anijeje nën juridiksionin e SHBA-së dhe pastrimit të parave.

Në Shqipëri, Tibbitts vizitoi një degë të Raiffeisen Bank në Tiranë në 5 Shtator 2017, duke thënë se ai donte të transferonte 500,000 dollarë nga llogaria e tij bankare në SHBA për të investuar në Shqipëri, ndoshta në telekomunikacion, prodhim, peshkim. Transferimi kaloi të nesërmen, paratë u transferuan më tej te Didani në formën e një kredie 12-mujore pa interes sipas një marrëveshjeje të noterizuar midis dy burrave.

Në vitin 2017, Didani ka bërë dy tërheqje me vlerë 65,000 dollarë nga Raiffeisen Bank, duke nënshkruar një deklaratë se do blinte një anije peshkimi me vlerë 500,000 dollarë nga Ahmet Masha.