Vendosni fjalën kyçe....

Maratona e Tiranës, mbi 4 mijë pjesëmarrës nga 50 vende të botës (Rrugët që bllokohen)


Edicioni i tetë i Maratonës së Tiranës ka mbërritur, më rreth 4 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe rreth 50 vende të botës që do të bëhen pjesë e garës. Maratona është kthyer një traditë për kryeqytetin.

Maratona nisi në orën 09:00 nga sheshi Skëndërbej dhe mbyllet  në 16:00. Gjatë këtyre fashave orare rrugët kryesore brenda unazës së mesme do të bllokohen.

Në mesin e pjesëmarrësve në maratonën kryesore prej 42 km është atletja Luiza Gega. Ndërkohë, këtë vit, sipas Presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi, janë 40% më shumë sportistë në maratonën kryesore.

Maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon” 42 km, “Half Marathon” 21 km, “Tirana 10K”, 10 km, dhe “We Too” 5 km. Për secilën prej tyre janë parashikuar çmime të ndryshme.

Një ditë para “Maratonës së Tiranës”, në kryeqytet u zhvillua gara e vrapimit “Fun Run Tirana” me 2000 nxënës nga shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve.

ga ora 08:00 deri në orën 16:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2024” të organizuar nga Bashkia Tiranë, në akset e mëposhtme: 
 
Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi” rruga “Papa Gjon Pal II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri” me kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit”, rruga “George W Bush”, rruga “Abdi Toptani”,  bulevardin “Zogu I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark”, nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë, deri te Ura Taiwan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.  
 
2.1. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëngjitur kësaj urdhërese si më poshtë: 
 
-Në Unazën e Mesme përveç segmentit Ura e Gjykatës Rrethit Tiranë deri tek rruga e “Elbasanit”, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga e “Dibrës”, rruga e “Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga e “Kavajës” nga “Ura Teknologjike” deri te rruga “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Wilison” deri te rruga “Vaso Pasha”. 
 
Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas. Në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave” me rrugën e “Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I. 
 
Në kryqëzimin e bulevardit ‘‘Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.
 
Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Durrësit”. 
 
Në kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.
 
Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frasheri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën. 
 
Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”. 
 
Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit te qarkullimit në segmentin e rrugës ‘Pjetrë Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”. 
 
Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”. 
 
Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”. 
 
2.2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë: 
 
Linja Nr. 1/A “Selitë- Kristal -Qendër- Stacioni i Trenit -Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit- Kristal –Qendër- Stacioni i Trenit- Allias” pezullohet i përkohësisht. 
 
Linja Nr. 2 “Teg -Sauk i Vjetër- Kopshti Zoologjik- Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”. 
 
Linja Nr. 3 “Kashar –Yzberisht- Qendër” devijon te “21 Dhjetori” dhe tek sheshi “Karl Topia”. 
 
Linja Nr.4 “Qendër- QTU- Megatek -City Park” devijon tek sheshi “Karl Topia”. 
 
Linja Nr. 5/A Ish Kombinati i Autotraktorëve — Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”. 
 
Linja Nr. 5/B “Institut- Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia”. 
 
Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” . 
 
Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër- Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër- Sanatorium-Teg” devijon te rruga e “Elbasanit”-rrethrrotullimi “Qyteti Studenti”. 
 
Linja Nr. 9″Qyteti Studenti -Jordan Misja” pezullohet përkohësisht. 
 
Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri- Qendër -Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”. 
 
Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re- Sharrë” devijon te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht. 
 
Linja 12/B “5 Maji-Sharrë” devijon nga “Zogu I” te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht. 
 
Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”. 
 
Linja Nr. 15 “Kombinat-Kinostudio”  të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (21 dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me Unazën e Vogël të vazhdojë drejt (prapa TOB). 
 
Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” pezullohet përkohësisht. 
 
2.3.Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknologjike dhe transport pasagjeresh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 20 Tetor 2024, nga ora 08.00 -16.00.