Italia po përballet me një fundjavë me mot të keq, me reshje të dendura shiu që kanë përmbytur disa rajone nga veriu në jug.
Në Emilia-Romagna, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, duke përfshirë qytetin e Bolonjës dhe zonat përreth.
Më shumë se 80 mm shi ranë në këtë rajon brenda vetëm katër orëve, duke e bërë situatën kritike. Një djalë 20-vjeçar humbi jetën në Pianoro pasi makina në të cilën udhëtonte me vëllain e tij u godit nga një valë përmbytjeje.
Përmbytjet janë përhapur gjithashtu në qytete të tjera si Ravenna, Modena dhe Reggio Emilia. Situata mbetet e rëndë në rrugët e Apenineve. Alarmet e motit portokalli janë aktive në disa rajone, përfshirë Kalabrinë jugore, Basilicatën dhe sektorët juglindorë të Lombardisë.
Në Modena, përmbytjet kanë shkaktuar bllokime në kanalet dhe përroskat e qytetit, duke përfshirë zonat më të prekura si Modena Est dhe Savignano.