Vendosni fjalën kyçe....

Partizani ngec në Elbasan por ruan kreun


Partizani ka ruajtur kryesimin e Superligës pas barazimit ndaj Elbasanit në fushën e këtij të fundit.

Kryeqytetasit bënë një paraqitje të mirë megjithatë nuk mundën të marrin më shumë se një pikë edhe pse shënuan të parët me Zekën.

Të kuqtë kanë një pikë më shumë se kampionët në fuqi të Egnatias që gjithashtu nuk shkoi dot më shumë se barazimi ndaj Teutës të shtunën.

Në ndeshjen tjetër të sotme Bylisi u mund në fushën e tij nga Skënderbeu.

Elbasanit nga ana tij që ka ardhur nga një kategori më poshtë po bën një sezon të mirë duke mbajtur vendin e katërt pas nëntë javësh  kampionat.