Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje e ashpër me ushtrinë në Meksikë, vriten 6 anëtarët e kartelit Sinaloa


Arsenal armësh dhe automjete janë sekuestruar pas përplasjes në veri të Culiacan, Sinaloa ku nga përplasja me armë mes kartelit dhe ushtrisë çoi në vrasjen e gjashtë anëtarëve të kartelit.

Tre automjete, armë automastike dhe pajisje taktike u kapën në Tepuche, në veri të Culiacán, pas një përplasjeje të ashpër mes agjentëve të Gardës Kombëtare, ushtrisë dhe anëtarëve të kartelit.

Sipas raportimeve, shkëmbimi i zjarrit ndodhi në qytetin El Guasimal dhe la të vdekur gjashtë civilë.

Në vendngjarje u sekuestruan një kamionçinë Ford Bronco dhe dy makina  të tjera, armë të rënda, dhjetëra revista, helmeta të blinduara dhe veshje të kamufluara.