Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja do paguajë 20 miliardë dollarë kredi për Ukrainën


Shtetet e Bashkuara do ofrojnë deri në 20 miliardë dollarë për Ukrainën si pjesë e një kredie të G7, e cila më pas do shlyhet duke përdorur të ardhurat e marra nga asetet ruse të palëvizura nga Perëndimi si pjesë e sanksioneve të lidhura me Ukrainën, ka raportuar Financial Times.

Mbështetësit e Kievit janë përpjekur të përshpejtojnë negociatat mbi kredinë në një përpjekje për të siguruar fonde për Ukrainën përpara fundit të vitit, për shkak të shqetësimit në rritje se ndihma e Uashingtonit për vendin mund të ndërpritet nëse Donald Trump fiton zgjedhjet e ardhshme në SHBA, vuri në dukje FT të premten. Ish-presidenti i SHBA-së ka kërcënuar vijimësisht se do zvogëlojë ndihmën për Kievin nëse ai zgjidhet.

SHBA dhe aleatët e saj kanë ngrirë rreth 300 miliardë dollarë në asete që i përkasin shtetit rus pas sulmit të Moskës ndaj Kievit në shkurt 2022. Pjesa më e madhe e parave, gati 197 miliardë euro mbahen nga kleringu Euroclear me qendër në Bruksel. Fondet e sekuestruara kanë prodhuar 3.4 miliardë euro në interes që nga mesi i korrikut, sipas depozituesit.

Moska e ka denoncuar ngrirjen si “vjedhje” dhe tha se çdo sekuestrim i fondeve të saj do ishte i paligjshëm dhe do minonte më tej besimin global në sistemin financiar perëndimor.

Në qershor, anëtarët e G7 ranë dakord t’i japin Kievit një hua prej 50 miliardë dollarësh për t’u financuar me interes nga asetet e ngrira ruse.