Vendosni fjalën kyçe....

U kap me armë në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë


Në Vlorë, një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri automatik. Operacioni policor i koduar “Strike 23” u organizua nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, si pjesë e planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

I dyshuari, me inicialet H.H., u kap gjatë kontrollit dhe arma iu sekuestrua menjëherë nga forcat e rendit.

Ky operacion ka për qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër veprimtarive të paligjshme në qytet.

“Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi H. H., 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”, njoftoi sot policia.