Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Ilir Metës, reagon Noka: Një shfaqje e turpshme, populli opozitar do qëndrojë i bashkuar


Sekretari i Përgjithshëm dhe anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e Ilir Metës, mëngjesin e kësaj të hëne.

Noka shkruan se ndalimi i makinës në forcën e aksionit blic është një shfaqeje e turpshme teksa e cilëson këtë vendim si urdhër politik nga qeveria.

Më tej Noka shkruan se populli opozitar do të qëndrojë i bashkuar përballë diktaturës së mafias.

 

Postimi i plotë:

Jo vetëm arrestimi, por ndalimi në rrugë i automjetit në formën e aksionit blic, është një shfaqje e turpshme për Policinë e Shtetit, që zbaton me përpikmëri urdhërat politikë të kryeministrit-prokuror. E turpshme për Shqipërinë dhe qytetarët #shqiptarë që ish Presidenti dhe ish Kryeministri i vendit të tyre të tërhiqet me forcë nga maskat e narkoshtetit.

Edi Rama, pasi nuk ia doli të likuidojë #PD-në, synon eliminimin politik të Partisë së Lirisë. Zgjedhjet po afrojnë dhe #Rama kërkon që #shqiptarët të mos kenë alternativa e ai vetë të mos ketë kundërshtarë.

Të gjitha do t’i kthehen mbrapsht. Populli opozitar do të qëndrojë i bashkuar përballë diktaturës së mafias.

Narkoshteti i Ramës do shembet para syve tanë. Dy drejtuesit kryesorë të opozitës janë arrestuar me urdhër të Ramës. Të përballemi me të gjitha forcat! Mosbindje civile deri në fund!