Avokati i Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Genci Gjokutaj ka folur pas takimit me të në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Ai u shpreh se Ilir Meta është i gatshëm të përballet me procesin gjyqësor.
Më tej Gjokutaj theksoi se nën hetim është edhe Monika Kryemadhi, me të cilën presidenti i PL-së është në proces divorci.
“Isha në takim me zotin Meta. Ai ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditeskt që i është bërë në rrugë me një sjellje tejet jo ligjore. E gjithë kjo histori ndodh me një person i cili ka qenë disa herë në SPAK dhe ka dhënë disa herë shpjegime. Kjo çështje ka 5 vjet që është në duart e prokurorëve. Është momenti politik.
Qëndrimi i tij është krejt i qartë. I vendosur të përballet me procesin. Çdo gjë në këtë vendim, e ka marrë kohë përpara dhe është gati të përballet. Ankimimi i masës së sigurisë është akt procedural. Do të verifikohet njëherë ekzekutimi i vendimit.
Janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe mosdeklarim i pasurisë. Kryemadhi nën hetim.
Ishte një takim si çdoherë tjetër vetëm në një ambient ndryshe. Mënyra se si është arrestuar është banditeske, rrëmbyer në rrugë ish-presidenti”, tha Gjokutaj.