Pas urdhërit të SPAK për arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta, menjëherë ka reaguar kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Berisha u shpreh se ky është një persekutim politik.
Ai theksoi se nuk janë paraqitur prova apo dokumente që të justifikonin arrestimin, duke akuzuar Ramën se po përpiqet të eliminojë politikisht, madje edhe fizikisht, Metën.
“Persekutimi i Kreut të PL është politik. Nuk kanë konfirmuar asnjë fakt, asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta dhe fizik të Ilir Metës.
Rama është i implikuar direk në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Ju kam informuar këtu se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën”, u shpreh Berisha.