Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i Metës, Blushi: Një pengmarrje kriminale, që guxon të rrëmbejë  në mes të ditës ish presidentin


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas arrestimit të Ilir Metës, duke e cilësuar këtë veprim si një “pengmarrje kriminale” të realizuar nga një strukturë kriminele.

Blushi shprehu shqetësim për situatën, duke theksuar se është një fatkeqësi dhe një gjendje skandaloze që ish-presidenti, ish-kryeministri dhe ish-kryetari i parlamentit të arrestohet në mes të ditës. 

“Kemi të bëjmë me një pengmarrje kriminale, të një strukture kriminele që guxon të rrëmbejë  në mes të ditës ish presidentin, ish-kryeministrin dhe ish kryetarin e parlamentit.

Nuk e di ku ndodhet aktualisht, kjo është një fatkeqësi dhe gjendje skandaloze. Akt i rëndë kriminal që do marrë përgjigje shembullore”, tha Blushi.