Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi Metës/ Blushi: Mund të ketë patur tentativë dhe për ta eliminuar fizikisht


Tedi Blushi, në një konferencë për media, është shprehur se sot mund të ketë patur dhe një tentativë për ta eliminuar fizikisht presidentin e Partisë së Lirisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së ndër të tjera u bëri thirrje drejtuesve të burgjeve të tregojnë shumë kujdes.

“Mund të ketë patur tentativë dhe për ta eliminuar fizikisht. U bëj thirrje drejtuesve të burgjeve të bëjnë shumë kujdes”, tha Blushi.

Ai gjithashtu deklaroi se do të ketë bejeë dhe përballje.

“Nuk ka ndryshim nga ajo që kemi thënë. Sot mbledhim forumet. Linja nuk ndryshon! Sigurisht do të ketë aksion. Kemi qenë në aksion pa ndodhur kjo ngjarje, jo më tani. Aksion dhe përballje dhëmbë për dhëmbë, sy për sy. Kështu e meritojnë, siç e meritojnë armiqtë më të këqij të këtij populli”.