“Politika është një rrugë e vështirë, por vetëm guximtarët ia dalin”.
Kështu është shprehur ditën e sotme kryeministri njëherësh edhe kryetar i PS Edi Rama, para të rinjve, nga takimi i hapur me grupin e 3 të aplikantëve në platformën digjitale “Deputeti që duam”.
“Duhet ta dini që kush merr përsipër të hyjë në rrugën e politikës nuk hyn në një rrugë të shtruar, nuk hyn në një rrugë që është e drejtë, e as hyn në një rrugë që është e sheshtë, hyn në një rrugë që është si ato shtigjet gjarpëruese që herë shkojnë lart, e herë poshtë, herë ndërpriten nga pengesa, herë bëhen të rrezikshme, herë të bëjnë të thuash më mirë të kthehem dhe ajo që ti konsideron të drejtë është një e drejtë të cilës vetëm ti munt t’ia nxjerrësh dukjen nëse ke forcën t’i rezistosh asaj rrugës gjarpëruese. Nuk ka një vlerësim objektiv të mundshëm, edhe vetë zgjedhja dhe vetë vota ka një dozë solidariteti e rrethanash që bëjnë që dikush në moment të caktuar të shihet e vlerësohet më shumë. Por ama kjo është një rrugë për guximtarët. Unë jam mbi të gjitha mirënjohës për ju që sëpari trokisni në derën e PS.
Ju e dini më mrië se unë se pavarësisht se çfarë mund të mendojnë ata që ju shohin nga larg, që ju nuk keni aplikuar me ndihmën e dikujt apo sepse keni një mbemër të njohur, por keni aplikuar duke besuar që nuk ka jetë pa përvojë. Shumë nga ju janë këtu ulur me idenë që kjo ëhstë lojë e që në fund fare ju mund të ndiheni si të përdorur për një shfaqe, propagandë që ja po mbledhim të rinjtë, e në fund duke qenë se shumica juaj nuk do ja dali dot, pasi vetëm me kaq aplikantë kemi 3 parlamente vetëm me ju, ndërkohë që në listën e PS do të jenë 140 plus edhe një numër mbi që i përket pjesës së mbyllur të listës, dhe në total skuadra është më pak se 200 persoan, ndëkrohë që lojtarë që duan tëfuten në fushë tani janë 1 mijë”, tha Rama.
Rama tha se politika është në një moment riformësimi, pasi ka një pjesë të vetëm shumë të degraduar.
Në këtë kuadër ai tha se PS ka detyrën që të udhëheqë ripërtëritjen e politikës.
“Përmes platformës “deputeti që duam” të përgatisim fuqinë që do të marrë stafetën. Po përgatisim PS 2030 që do të çojë përpara këtë parti në dekadën e ardhshme. Thotë se janë shumë 3 mandate, po përse janë shumë? Në vendet shumë demokratike të Europës, në vendet me standardet më të larta se shumica e vendeve të Europës, në veri të Europës, kemi parti që kanë bërë histori duke qëndruar 40 apo 50 vjet në pushtet. Kjo nuk është ambicie për pushtet, por për Shqipërinë”, tha Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama, tha se të merresh me politikë nuk do të thotë se po merresh me një punë të pistë.
“Gjithçka varet nga duart, duart e pastra bëjnë një punë, ata të pista bëjnë një punë të caktuar, duart e afta bëjnë një gjë, duart e fshehura bëjnë një gjë tjetër. Kërkon shumë kurajo, forcë dhe fuqi të brendshme për të mos u dorëzuar, sepse politika është shpikja më e jashtëzakonshme që njeriu ka bërë”, tha Rama.