Përmbaruesi Alban Kote është arrestuar nga policia, i cili po hetohët për çështjen e mikrokredive.
43-vjeçari është ndaluar në Tiranë ndërsa ishte shpallur në kërkim.
Çështja në hetim ka të bëjë me një skandal 7.2 milionë eurosh të mashtrimit me mikrokreditë.
Alban Kote dyshohet si pjesë e grupit që ngritën skemë piramidale dhe kanosnin kredimarrësit
Njoftimi
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.