Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon për arrestimin: Rrëmbimi banditesk tregon panikun e regjimit, sot nis faqja e re e luftës ndaj narkoshtetit


Ilir Meta ka reaguar pas arrestimit të tij me urdhër të SPAK-ut.

Meta ka falënderuar anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen dhe ka lajmëruar një “faqe të re në luftën” kundër narkoshtetit. 

Sipas Metës forma e arrestimit të tij duke e quajtur një rrëmbim tregon se regjimim është në panik nga ballafaqimi me të vërtetat.

Falënderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani.

Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike!

Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë.

Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.

Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë.

Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”-thuhet në deklaratën e shpërndarë në emër të Metës.