Vendosni fjalën kyçe....

PL konferencë për arrestimin e Metës, Blushi: Akti terrorist nga Bin Ladeni i SPAK-ut


Në konferencën e sotme të jashtëzakonshme për mediat, nënpresidenti i PL-së Tedi Blushi u shpreh se Meta u rrëmbye me forcë nga banditë me uniformë.

Blushi më tej shpërtheu në lum akuzash ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani që dha urdhrin e arrestit për Metën, duke e etiketuar si Bin Ladenin e drejtësisë.

Ai u shpreh se akti i sotshëm është një shpallje lufte ndaj opozitës, e cila nga dita e sotme i ka dy nga drejtuesit e saj të arrestuar politikisht. Blushi tha se tejkalimi i çdo vije të kuqe do të marrë përgjigjen e popullit opozitar dhe shqiptarëve të ndërshëm nga të 4 anët e Botës.

Blushi tha se kur një ish-Presidenti Republike, që mbrohet edhe nga Garda e Republikës, që çuditërisht nuk ndodhej atje në momentin e arrestimit, i ndodh një akt i tillë terrorist, merreni me mend se çfarë mund t’i ndodhë shqiptarëve të thjeshtë.

“Jam sot së bashku me sekretarin organizativ zotin Artemis Pesa dëshmitar i dhunës kriminale dhe aktit terrorist që narko drejtësia e DumDumanit konsumoi sot botërisht para gjithë shqiptarëve dhe me avokatin e mirënjohur Genc Gjokutaj. Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrorist nga Bin Ladeni i SPAK i njohur si Altin Dumdumanit. Në bashkëpunim me kirminelët nën uniformë të narko policisë kryen një nga krimet më të pashembullta në Republikën e Shqipërisë duke rrëmbyer njësoj si Bin Ladeni ish kryeministrin dhe ish presidentin Ilir Meta. I cili edhe pse me imunitet dhe gjoja nën mbrojtje nga garda fatkeqësisht i tradhtuar edhe prej tyre u rrëmbye nga dhjetra kriniale në unfiromë që i paralajmëroj nga ky moment  e kanë personale me gjithë shqiptarët e ndershëm. Kanë marrë përsipër një detyrë që vetëm banditë dhe kriminel e bëjnë. Më e rëndë është dhuna fizike që këta terroristë kanë ushtruar ndaj ish presidentit të republikës duke kënaqur egon e kryemafiozit Edi Kristaq Rama, kryeministri i vetëm në botë i cili ka pritur në botë në zyrë përfaqësuesi më të lartë të krimit nga Sinaloa dhe Ndragheta. Sot akt shpallje lufte. Nga ky moment opozita ka dy nga drejtuesit e saj të ndaluar politikisht. Tejkalim i vijës së kuqe dhe do marrë pa mëshirë përgjigjen e popullit shqiptar nga të katër anët e botës. I falenderoj për solidaritetin e shprehur sot me presidentin e PL. Sigurisht ishte hakmarrje primitive e pushtetit kriminal përmes xheltave në sistemin e drejtësisë me aktin e fundit sot duke arrestuar liderin e PL, Ilir Meta. Gjithë ata që mund të shpresonin tek suksesi i reformës në drejtësi sot u bindën se në këtë vend nuk ka drejtësi. Ky akt kriminal mes ditës ndodh ndaj një ish presidenti republike, imagjinoni çndodh sot e në vijim me secilin prej jush.” – u shpreh Blushi.