Kryeministri Edi Rama ka theksuar vështirësitë dhe sfidat që po përballet qeveria për rritjen e pensioneve.
Ai njoftoi se çdo vit qeveria ndan 1 miliard euro nga buxheti për pensionet dhe shëndetësinë, duke e lidhur këtë situatë me hendekun e krijuar dhe keqqeverisjen nga opozita e mëparshme.
Rama theksoi se nuk ka asnjë kryeministër në botë që nuk dëshiron të rrisë pensionet, por theksoi rëndësinë e mendimit të kujdesshëm përpara se të merret një vendim të tillë, për shkak të pasojave që mund të sjellë.
“Janë 1 mld euro në total që çdo vit buxheti i nxjerr për pensionistët dhe shëndetësinë, pëapësh një gropë tjetër Shqipërisë më keq se ajo e piramidaver të mbuluar gropën e viteve më parë, për qytetarë që dolën në pension që 40 vjeç.
Po të kishin bërë marrveshje siç kemi bërë ne nuk do kishim këtë situatë… Ska kryeministër në botë që nuyk do të rrisi pensionistë, dhe që nuk tundohet të mnga ideja rrisim pensione se këta janë vota,,,por ta bësh këtë pa e menduar është njësoj si ti “, u shpreh Rama.